Parashikimi i Gani Gecit: Në Drenicë VV-ja nuk merr asnjë votë, PDK-ja i merr të gjitha

23:04 | 23 Janar 2021

Konstatimi i Gani Gecit.

Ish-deputeti Gani Geci nuk u beson sondazheve që thonë se Vetëvendosje do të marrë shumë vota, përfshirë Drenicën.

“Në Drenicë Vetëvendosja s’merr asnjë votë. Unë jam në rrjedha të fushatës së PDK’së, në Drenicë PDK’ja kësaj radhe ka me i marrë gati të gjitha votat’, thotë Geci në Pressing.“Tash është riaktivizu PDK’ja në Drenicë, ngjashëm si në kohën kur e ka pasur rival Ibrahim Rugovën dhe në Drenicë, as në Drenas e as në Drenicë s’merr asnjë votë VV’ja’, shtoi ai.

“VV e përdorën familjen Jashari si trampolinë ndërkohë në fund e propozuan Vjosa Osmanin për presidente. Në Drenicë Vetëvendosje s’mund të marrë vota. Në Drenicë s’mund të marrë vota as Albini e as Vjosa”, tha Geci.

Komento: