Parashikimi i gjeologut nga Shqipëria pas tërmetit të mbrëmbshëm

11:05 | 16 January 2023

Gjeologu nga Shqipëria parashikoi se do të ketë edhe një tjetër tërmet.

Pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 4,7 ballë me në qendër në Klos, vijojnë pasgoditjet. Një tjetër lëkundje është regjistruar para pak minutash me magnitudë 3,1 ballë.

Para se të ndodhte tërmeti, gjeologu nga Shqipëria, Sazan Guri ka thënë se tërmeti mund të jetë pararendës i një tjetër tërmeti.

Guri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tërmeti tjetër mund të jetë më i vogël.

“Tërmet 5.2 magnitudë ose madhësi Rihter që i bie rreth 6,5 ballë shkatërrimi Merkali. Vështirë të jetë i vetëm.

1. Mund të jetë pararendës i një tjetri që nuk ka kohe se kur mund të ndodhë,

2. Mund të jetë i vetëm që d,m.th. se të tjerët më pas janë më të vegjël.

3. Thonë se është i ceket, pra me thellësi rreth 1000m, në ketë rast i bie të jetë i ‘trigeruar’ ose për shkaqe me bazë miniere dhe nuk mund të jenë më të mëdhenj se sa ndodhi, por edhe ky variant është i vështirë, sepse nuk prodhohen për këto shkaqe tërmete të tilla.” – ka shkruar Guri në Facebook.

Informacionet e mësipërme nga z. Guri ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet zyrtare.

Komento: