Parashikimi i motit për ditën e diel

23:29 | 02 Shtator 2023
parashikimi-i-motit-per-diten-e-diel

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 26 dhe 30 gradë celsius.

“Të dielen do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare’’, thuhet në njoftim.

Komento: