
Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.