Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:28 | 09 Dhjetor 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të jetë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Komento: