Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

08:26 | 03 Dhjetor 2025
Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

Këtë të mërkurë, qytetarët do të zgjohen nën një qiell kryesisht të vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të luhaten mes 1 dhe 3°C, ndërsa gjatë ditës parashikohen 6 deri në 9°C.

Vende-vende do të shfaqen riga shiu, të cilat mund të rikthehen herë pas here gjatë ditës, duke e bërë motin edhe më të paparashikueshëm. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s.

Komento: