Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

08:26 | 14 Dhjetor 2025
Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

Për sot parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes pritet mjegull, sipas IHMK-së, e cila në disa zona mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi.

Komento: