Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

07:56 | 02 Shkurt 2026
parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme-ne-vendin-tone

Gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Të hënën parashihet mot i vranët, ndërsa në disa vende do të ketë riga të dobëta shiu dhe fjolla bore. Në orët e mëngjesit pritet të ketë ngrica dhe mjegull, duke vështirësuar dukshmërinë në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 2 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 5 m/s.

Komento: