
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 e deri në -1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës do të jenë nga 14 e deri në 16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi nga 1 e deri 5 metër për sekond.