
Kjo javë pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me alternime mes reshjeve të shiut dhe intervaleve me diell.
Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e martë do të sjellë riga lokale shiu, ndërsa të premten priten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të përqendruara.
Ditët e tjera do të dominohen nga mot i vranët, i shoqëruar herë pas here me kthjellime. Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të variojnë nga 5 deri në 16 gradë. Era do të fryjë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra për sekondë.
Sa i përket ditës së hënë, moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13 gradë. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë.
Kushtet agrometeorologjike konsiderohen të favorshme, pasi reshjet e parashikuara pritet të përmirësojnë lagështinë e tokës, duke krijuar mundësi të mira për përgatitjen e tokës dhe zhvillimin e kulturave pranverore. Temperaturat mbeten të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore në terren.