Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

08:30 | 05 Prill 2026
parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme-ne-vendin-tone

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën moti do të mbetet i vranët, por me intervale të shkurtra me diell.

Sipas institutit, vranësirat në disa zona mund të sjellin riga të lehta shiu.

Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 6 deri në 9 gradë.

Era do të jetë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.

Komento: