Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

22:30 | 27 Shtator 2022

Diell dhe vranësira në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e IHK-së, do të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore , të sjellin riga shiu, thuhet tutje në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Komento: