Parashikimi i motit për javën e fundit të shtatorit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Parashikimi i motit për javën e fundit të shtatorit

22:53 | 26 Shtator 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e muajit shtator do të vijojë me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Kjo situatë vjen si pasojë e ndryshimit të fushave barike dhe elementeve tjera meteorologjike.

Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Komento: