
Të martën, në Kosovë parashikohet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa vende parashihen të ketë edhe riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale, Sipas IHK-së, pritet të jenë nga 6–9°C, kurse ato maksimale nga 17–20°C.
Kurse, era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1–9 m/s.