Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet të bie borë në Kosovë

11:52 | 22 January 2023

Moti për 5 ditë: Java fillon me shi, priten edhe reshje bore.

Java fillon me të reshura shiu, temperaturat në rënie. Në pjesën e dytë të javës priten edhe reshje bore, parashikon “Prishtina Weather”.

22.01.2023 – Reshjet e shiu nuk kanë së ndaluri as edhe në ditët e para të javës. Vende-vende të hënën mbrëma edhe ka gjasa të jenë paksa më intenzive, me mundësi edhe në lindje të vendit. Reshje bore parashihen vetëm në vise malore.

Në pjesën e dytë të javës pritet të kemi mot më të ftohtë, me vransira, e reshjet e borës zbresin edhe përgjatë ultësirave.

Në përgjithësi, qarkullimi i mirë ajror që parashihet ditëve vijuese, do shpërndajë ndotësit ajror, e cilësia e ajrit do të kaloj kryesisht në vlera të pranueshme. Vetëm në periudha të qetësisë, rritja e koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, çon indeksin në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

Datat:

23.01 – Kryesisht vranët. Fillimisht reshje lokale shiu nga pjesë perëndimore të vendit. Deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera, ku vende-vende mund të jenë edhe më intenzive. Borë vetëm në vise malore.

24.01 – Reshje shiu orëve të paraditës. Ditën mbetet vranët e reshjet gradualisht pushojnë.

25.01 – Kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

26.01 – Kryesisht vranët e ftohtë. Përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.

27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

Temperaturat gradualisht në rënie. Minimalet zbresin nga 3C e 4C në fillim të javës edhe deri në -2C ditën e premte, e ato maksimale nga 9C deri në 1C.

Të hënën frynë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja deri në 13m/s, e nga dita e martë ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes fillimisht, e më pas në rënie përreth vlerave normale.

Komento: