Parashikimi i motit për sot

08:39 | 25 September 2019

Mot me diell dhe me vranësira kalimtare do të mbaj të mërkurën.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të enjten sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit. Si pasojë e intensifikimit të vranësirave konvektive, pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten afërsisht të ngjashme me ditën e së mërkurës. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Komento: