Parashikimi i motit për sot

08:26 | 10 Janar 2026

Masa më të ngrohta ajrore që depërtojnë mbi rajon, rrisin temperaturat gjatë natës deri në 1C e 2C, ndërkohë që në vend paraqiten të reshura shiu, shiu të akullt, ndërsa pjesëve kodrinoro-malore edhe bore.

Kjo përzierje e reshjeve pritet të vazhdojë përgjatë ditës së shtunë, meqenëse temperaturat nuk pësojnë ndonjë ndryshim.  Luhaten ndërmjet 1C e 3C.

Më vonë pasdite dhe përgjatë mbrëmjes reshjet e borës pritet të përfshinë gjithë vendin, me depërtimin e masave më të ftohta ajrore nga veriu, që edhe ndryshojnë kahjen e erës në veriore, me hove deri në 10m/s.

Komento: