Parashikimi i motit për sot, a do të ngritën temperaturat?

08:43 | 06 June 2019

Parashikimi i motit për sot.

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të influencojnë në territorin tonë duke sjellë mot të pastabilizuar.

Në fushat termike do të ketë rritje të temperaturave dhe reshjet do të jenë më të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Prej nesër do të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë celsius.

Komento: