Parashikimi i motit për sot dhe në ditët në vazhdim – temperatura jo stabile

09:13 | 27 Qershor 2021

Moti për sot dhe ditët në vazhdim.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pak më i freskët se ditët e kaluara, megjithatë në mesditë temperaturat maksimale pritet të arrijnë afër 30°C. Rallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pak më i freskët se ditët e kaluara, por prapë mbetet nxehtë.

Nga e hëna rikthehet vapa afrikane dhe pritet një valë e re nxejtësie tropike në tërë rajonin. Temperaturat shënojnë rritje progresive dita ditës, ndërsa nga mesjava e tutje mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Freskim i motit mund tê kemi afër fundjavës.

Komento: