Parashikimi i motit për sot dhe tre ditët e ardhshme.
13.06 – Kryesisht me vransira. Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima. Në mbrëmje me kthjellime.
14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
15.06 – Vransira dhe intervale me diell.
16.06 – Vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë.
Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.