Parashikimi i motit për sot

08:31 | 16 Janar 2019

Mot me mjegull dhe me ngrica do të mbajë sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive.

Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale.

Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

IHKM po ashtu njofton se temperaturat minimale do të arrijnë deri në -11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në 4 gradë Celsius.

Komento: