Parashikimi i motit për të dielën

21:08 | 12 October 2024
parashikimi-i-motit-per-te-dielen

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ka mundësi të ketë mjegull ose/dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-31 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C., njofton MeteoKosova. /Front Online/

Komento: