Për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar të fortë, me mundësi për mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-24 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -10 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 4°C. /MeteoKosova/