Parashikimi i motit për të enjten

23:52 | 10 Janar 2024
parashikimi-i-motit-per-te-enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit lokalisht pritet të ketë vranësira të ulëta nëpër ultësira. Nëse vranësirat mbesin të pranishme, në ato zona nuk do të ketë luhatje të ndjeshme të temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-25 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 5°C.

Komento: