Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar, ku nuk përjashtohet mundësia edhe për mjegull nëpër ultësira.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-24 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. /MeteoKosova/