Parashikimi i motit për të enjten

23:55 | 16 Gusht 2023
parashikimi-i-motit-per-te-enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell e vranësira, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të izoluar, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C. /Front Online

Komento: