Parashikimi i motit për të hënën

22:29 | 18 Shtator 2023
parashikimi-i-motit-per-te-henen

Për të hënën parashikohet fillimisht të ketë mjegull në zona të caktuara në orët e mëngjesit, më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zonat malore, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-27 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C. /Front Online

Komento: