Parashikimi i motit për të martën

22:54 | 18 Shtator 2023
parashikimi-i-motit-per-te-marten

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku fillimisht gjatë orëve të mëngjesit pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /Front Online

Komento: