Parashikimi i motit për të mërkurën

22:55 | 31 Tetor 2023
parashikimi-i-motit-per-te-merkuren

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje afatshkurtër shiu në orët e mëngjesit, kryesisht në Rrafshin e Kosovës. Vonë pasdite pritet dendësim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë rigë shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C. /MeteoKosova/

Komento: