Parashikimi i motit për të premten, temperaturat deri në 27 gradë

23:40 | 28 Shtator 2023
parashikimi-i-motit-per-te-premten,-temperaturat-deri-ne-27-grade

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në jug të vendit, përreth zonave malore pritet të ketë rrebeshe të izoluara.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-32 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C. /Front Online

Komento: