Parashikimi i motit për të shtunën

23:38 | 11 October 2024
parashikimi-i-motit-per-te-shtunen

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë pasditës pritet gradualisht vranësirat të tërhiqen.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-33 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C. /MeteoKosova/

Komento: