Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me vranësira të ulëta dhe mjegull nëpër ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të shpërndahen.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 4-17 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C. /MeteoKosova/