Parashikimi i motit sot

09:17 | 05 Prill 2020

Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën intervale të shkurtëra me diell. Vonë në mbrëmje priten kthjellime.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryn erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Komento: