Parashikimi i motit: Temperaturat nga nesër ndryshojnë në mënyrë drastike

19:59 | 19 Qershor 2021

Ndryshim drastik nga e shtuna: Parashikimi i motit për nesër.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se përgjatë ditës së nesërme temperaturat mund të shkojnë nga 28-30 gradë Celcius.

Sipas IHMK’së, përgjatë mbrëmjes së të shtunës do të vazhdojnë reshjet e shiut, derisa gjatë së dielës do mbizotërojnë intervalet e gjata me diell.

“Të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira. Reshjet e shiu priten të vazhdojnë edhe gjatë natës (19.06.2021), por që dita e diele parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet tutje.

Reshjet e shiut përgjatë ditës së sotme shkaktuan vërshime në disa rrugë të kryeqytetit.

Komento: