Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, njofton kumtesa, përcjell ORAinfo.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s. /ORAinfo/