Parashqevi Simaku e merr veten dhe ndryshon komplet pamjen, puth flamurin kuqezi

14:18 | 18 December 2024

Këngëtarja Parashqevi Simaku është parë me një pamje të re dhe në gjendje të mirë emocionale, teksa puth flamurin kombëtar.

Sipërmarrësi i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elton Ilirjani, ka publikuar një tjetër video të artistes shqiptare.

Nga pamjet, Simaku shihet e grimuar dhe në gjendje të mirë, duke sjellë një moment prekës e krenar për të gjithë shqiptarët.

Një moment veçanërisht simbolik është kur ajo puth flamurin kombëtar, të cilin e mban si shall në veshjen e saj, duke përcjellë një mesazh dashurie dhe respekti për atdheun.

Që prej publikimit të një videoje ku Parashqevi Simaku shihej duke u endur rrugëve të New Yorkut, shqiptarët treguan gatishmëri për ta ndihmuar, duke kërkuar gjetjen e saj dhe ofrimin e një strehimi.

Komento: