
Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar se mesfushori Leandro Paredes ka marrë ‘disa’ oferta për t’u larguar nga klubi.
Argjentinasi ka dështuar të startojë në asnjërën nga dy ndeshjet hapëse të PSG-së të sezonit pasi spekulimet intensifikohen rreth të ardhmes së tij, përcjell ORAinfo.

90min zbuloi javën e kaluar se Juventusi ka regjistruar interesimin e tyre për mesfushorin, megjithëse Paredes nuk është i sigurt për një lëvizje në Torino.
Zonja e Vjetër është në treg për një mesfushor qendror pas dëmtimit të pësuar nga Paul Pogba, ndërsa Adrien Rabiot është pranë një transferimi te Manchester United./ORAinfo/