Paris Guri Kurtit: Po ta kishe pasur të vërtetë luf*tën me Srpska’n e kishe shpallë terr*oriste përmes Ministrisë, nuk ishe koordinu me Radojiçiqin

21:08 | 07 April 2025
paris-guri-kurtit:-po-ta-kishe-pasur-te-vertete-luf*ten-me-srpska’n-e-kishe-shpalle-terr*oriste-permes-ministrise,-nuk-ishe-koordinu-me-radojiciqin

Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shkruar për kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku thotë se nëse do të kishte të vërtetë luftën me Listën Serbe do të sillej ndryshe.

Guri tha se po ta kishte njëmend Kurti luftën ndaj Listës Serbe do ta shpallte organizatë teroriste përmes Ministrisë së Brendshme, e nuk do të koordinoheshin me Milan Radojçiqin.

Reagimi i tij vjen në ditën kur Kurti i ka dërguar letër kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku për një takim rreth formimit të institucioneve.

Postimi i Gurit në Facebook pa ndërhyrje

 • Përmes Ministrisë së Brendshme  e kishe shpallë organizatë terroriste,

 • Nuk ishe koordinu me Radoiçiqin,

 • Dhe, krejt e fundit, nuk e kishe pritë në zyrë Adem Hodžën.

Lej filmat zotri.

Komento:
loading