PSG-ja është e gatshme ta shesë Neymarin.
Paris Saint-Germaini është duke u përgatitur që ta shesë Neymarin në afatin kalimtar të verës që vjen.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Foot Mercato”.
Vendimi ka ardhur pas paraqitjeve jo fort të mira të yllit brazilian që prej rikthimit të tij nga Kupa e Botës, ndërsa vulë formës së tij të zbehtë i dha paraqititja që e bëri ndaj Monacos në fundjavë.
31 vjeçari raportohet se ishte fjalosur me shokët e skuadrës, Vitihna e Hugo Ekitike në humbjen 1:3 dhe ishte përfshirë në një fjalosje verbale me këshilltarin sportiv, Luis Campos pas lojës.
Nëse largohet nga “Parku i Princave”, ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës mund të përfundojë në Premierligë, aty ku e pëlqen Chelsea, i cili synoi ta transferonte edhe në verën e kaluar.