Paris Saint-Germaini duke se ua ka vënë syrin dyshes së Milanit.
Lucas Paqueta e Ismael Bennacer janë bërë objektiva të gjigantit francez për sezonin e ardhshëm
Paris Saint-Germaini është i interesuar për dyshen e Milanit, Ismael Bennacer dhe Lucas Paqueta.
Për këtë është i bindur mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.
Kampioni aktual francez i ka nisur bisedimet me “Rossoneri” për dy mesfushorët.
Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo është i vendosur për ta sjell Paquetan, të cilin e kishte transferuar vetë në “San Siro” nga Brazili.
Kurse, Bennacer e pati një sezon të shkëlqyeshëm dhe për të PSG-ja i ka gati 30 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse Kuqezinjtë janë të interesuar apo jo për t’i shitur dy futbollistët e rinj.