Paris Saint-Germaini vazhdon me fitore në Ligue 1.
Paris Saint-Germaini vazhdon me fitore në Ligue 1.
Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Ligue 1.
Parisienët triumfuan sonte ndaj Nantes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 4:2.
Lionel Messi (12′), Jaouen Hadjam (autogol – 17′), Danilo (60′) dhe Kylian Mbappe (90+1′) shënuan në fitoren e kampionëve në fuqi të Francës.
Ludovic Blas (31′) dhe Igniatius Ganago (38′) ishin autorët e golave të mysafirëve.
Paris Saint-Germaini ka 63 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me 11 pikë më shumë se Marseille, që momentalisht ka një ndeshje më pak.
Nantes ndodhet në pozitën e 13-të më 28 pikë.