Paris Saint-Germaini për Mbappe: “Nuk do ta lëmë të lirë, është e pamundur”

22:35 | 30 July 2023

Mbappe, bën lojë me letra – Reali po e pret fundin e afatit kalimtar për të bërë ofertë.

Në letrën e ashpër që Paris Saint-Germaini i dërgoi Kylian Mbappe më 3 korrik, e cila ishte në përgjigje të asaj që sulmuesi i dërgoi më parë klubit në qershor, ku shprehte dëshirën për të mos rinovuar kontratën, klubi i bëri thirrje yllit të tij që të takohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Qëllimi ishte që të takoheshim para 31 korrikut, me Nasser Al Khelaifi, në prezantimin e Luis Enrique më 5 korrik, duke theksuar se zgjidhja duhej gjetur brenda 10 ditëve ose më së voni dy javësh.

“Nuk do ta lëmë të lirë, është e pamundur”, tha prerazi presidenti i klubit, shkruan Marca.

Këtë të martë është afati i vendosur nga PSG në letrën e saj dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Kylian ka afat deri nesër për të rinovuar kontratën automatikisht deri në vitin 2025.

Tashmë dihet se ai nuk do ta bëjë këtë pasi ai ia ka bërë të qartë klubit, që do të thotë se sulmuesi do të përfundojë kontratën e tij në qershor 2024 dhe do të largohet i lirë.

Klubi mund t’i ofrojë atij një kontratë të re, dhe kjo është menduar kohë më parë, por në Paris janë të sigurt se lojtari do ta refuzojë atë, siç ka bërë me ofertën nga Arabia Saudite javën e kaluar.

Ata besojnë se ai tashmë ia ka dhënë fjalën Real Madridit.

Ndërkohë, Mbappe ka shfrytëzuar pushimin e fundjavës për të pushuar në Monako, ku është parë në rrjetet sociale. Të dielën ai la një mesazh enigmatik me letra. Kylian nuk udhëtoi në Japoni për turneun parasezonal të skuadrës, pasi klubi kërkon të rrisë presionin përpara afatit.

Komento: