Paris Saint-Germaini raportohet se po synon të nënshkruajë me Yassine Bounou

10:08 | 15 July 2023

PSG-ja interesohet për Bonon.

Kampionët francezë janë në kërkim të një portieri të dytë dhe marokeni shihet si një opsion i mundshëm.

“RMC Sport” ka raportuar se bisedimet mes drejtuesve të PSG-së dhe Bounout kanë filluar tashmë, me parisienët që kanë treguar interesin e tyre të fortë për të siguruar nënshkrimin e tij.

Situata e vështirë financiare e Sevillas vlerësohet se mund të lehtësojë transferimin e 32-vjeçarit në “Parc des Princes”.

Çmimi i kërkuar për Bounoun thuhet se është rreth 15 milionë euro, një tarifë që PSG-ja duket e gatshme që ta paguajë.

Transferimi i reprezentuesit të Marokut do të forconte listën e portierëve të PSG-së, por edhe do t’ia shtonte konkurrencën portierit të parë, Gianluigi Donnarumma.

Trajneri i ri i ekipit nga kryeqyteti i Francës, Luis Enrique, raportohet se ka ndarë opinionin e tij për objektiva të ndryshëm të transferimeve, duke theksuar nevojën për të forcuar skuadrën.

Ndryshe, Bono me Sevillan ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Komento: