Paris2024: Kurti pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

17:40 | 26 Korrik 2024
paris2024:-kurti-pritet-nga-macroni-ne-pallatin-elysee


Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është pritur sot nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Kurti ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Ritën, teksa Macron e priti kreun e qeverisë kosovare me zonjën e parë, Brigitte Macron, transmeton Klankosova.tv.

Sot do të mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ku Kosova do të marrë pjesë me nëntë sportistë, ku dominojnë ata nga xhudo./Front Online/

 

Komento: