Në orët e mbrëmje të së hënës është mbyllur Samiti në Berlin.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas përfundimit të Samitit të Berlinit ka bërë të ditur që palët do të takohen sërish më 1 korrik.
Këtë herë në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.
“Më 1 korrik do të mbahet takimi radhës në Paris me ftesë të presidentit Macron. Ku do të jenë edhe përfaqësuesit e BE-së”, tha presidenti në konferencë për media.
Presidenti Thaçi tha se Kosova doli e zhëngjyer nga ky Samit, pasi nuk mori ndonjë premtim për vizat.
Ky Samit ishte me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Po ashtu, në këtë Samit morën pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.