Parlamenti kosovar, është bë si “Ferma orweliane” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Parlamenti kosovar, është bë si “Ferma orweliane”

Shkruar nga:

23:07 | 01 Korrik 2019

1. Degradimi i jetës parlamentare, është edhe një dëshmi se kjo garniturë dhe profil i deputetëve aktual është shndërruar në një grumbull mediokrish pa gjykime dhe vendime të interesit publik! Sepse, vetëm kur janë në pyetje pagat dhe mëditjet e tyre të majme, ata shkojnë në parlament!

2. Ligjvënësit kosovar, pa opozitë, pa debate pro et contra, pra, edhe pa ndërgjegje për peshën dhe rëndësinë e tyre aty, me sjelljet indolente dhe injorante, vetëm sa po e dëshmojnë injorancën dhe hipokrizinë që po e bëjnë në dëm jo vetëm të elektoratit të vetë, po edhe gjithë qytetarisë në tempullin e demokracisë!

3. Po shihet nga helikopteri… që këta deputet s’e kanë merituar as vëmendjen e as votën tonë. Ata, me papërgjegjësinë e dëshmuar injorante vetëm sa po e ridëshmojnë nevojën e një legjitimimi të ri politik te qytetari. Por, ky legalitet assesi s’duhet të ndodhê pa u reformuar;

a)Ligji ekzistues Zgjedhor, i cili në të gjitha zgjedhjet e gjertanishme lokale dhe ato nacionale rekrutoj vetëm imbecil, konformist e tipa tejet servilë ndaj shefit partiak (!), nê këmbim tê besnikërisë dhe lojalitetit ndaj sovranit,

b)pa u ndryshuar, mentaliteti dhe sjellja ndaj obligimeve shtetërore e kombëtare,

c)pa, ushtruar një “verifikim” paraprak social të kandidatëve potencial për parlamentin e ardhshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!