Partia e Albin Kurtit përkrah protestat kundër Edi Ramës

17:21 | 11 Dhjetor 2018

Lëvizja Vetëvendosje po i përkrah protestat kundër Edi Ramës.

Lëvizja Vetëvendosje po mbështet protestave masive të studentëve në Tiranë, kundër pushtetit.

Zyrtarë të VV-së kanë bërë publike në rrjetet sociale përkrahjen që po ua japin studentëve shqiptarë, të cilët po protestojnë masivisht.

Anëtarja e kryesisë së VV’së, Tinka Kurti, ka qenë pjesëmarrëse e kësaj proteste të premten.

“Në protestat studentore në Tiranë vajzat studente e bëjnë pjesën më të madhe dhe më aktive të protestuese. Kjo shihet prej videove, fotove dhe e kam parë vetë, të premten që mora pjesë. Ato janë të zëshme në fjalime e brohoritje, intervista e organizim. Artikulimi i tyre ka shtuar edhe denoncimin kundër ngacmimeve e kushtëzimeve seksuale, edhe pse këtyre të fundit i janë shqy me forcë parullat. Prandaj lufta e grave është më e vështirë sepse është e dyfishtë. Por vajzat atje e kanë intuitën politike për ta shfrytëzua këtë moment. Protestë kundër keqpërdorimit të çdo lloj pushteti”, ka shkruar Kurti.

Përkrahje i ka dhënë edhe deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, e cila u ka kërkuar studentëve të Shqipërisë të mos ndalën deri të realizimin e kërkesave të tyre.

Studentët kanë disa ditë që po protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata kanë një listë të kërkesave, të cilat kërkojnë t’iu plotësohen:

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Komento: