Partisë se Milaim Zekës i bashkohet edhe vëllai i Liburn Aliut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Partisë se Milaim Zekës i bashkohet edhe vëllai i Liburn Aliut

12:20 | 12 Shtator 2019

Aderimet nuk kanë të ndalur në prag të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Fatos Aliu, vëllai i ish-deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, bën thirrje që në zgjedhjet e 6 tetorit, të votohet Partia Euroatlantike e Milaim Zekës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Aliu ka thënë se ‘përmes PEK-ut’ është një ‘mundësi origjinale për të luftuar të keqen’.

Ja njoftimi i tij në Facebook:

Qytetarë të dashur,

Në këto zgjedhje, na pëlqeu apo jo, si erdhën e si po organizohen – serish me të vjetrën, me nji sistem anakronik – mashtrues zgjedhor, megjithatë e keni rastin të distancoheni nga parti – klane – mafi, e ta shfrytëzoni shansin për ndryshime me votēn tuaj për të renë!

Tani keni një mundësi origjinale për ta luftuar të keqen – me Partinë Euroatlantike të Kosovës – PEK!

Un do ta shfrytëzoj këtë mundësi!

Mbështes e votoj PEK!

Faleminderit!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!