Partitë në Turqi i kërkojnë SHBA-së ta ekstradojë Gylen-in

23:13 | 09 Gusht 2019

Të gjitha partitë në Turqi po kërkojnë nga SHBA ta ekstradojë Fetullah Gulenin.

Këtë e kanë kërkuar Partia Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), si dhe IYI Parti, nëpërmjet një deklarate të përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët është theksuar se lideri i organizatës Gülen vazhdon të udhëheqë organizatën nga SHBA, duke vazhduar të përhap pikëpamjet e saj të çoroditura duke përdorur taktikat e organizatave si DEASH dhe Al Kaeda.

“Mos marrja e ndonjë veprimi nga autoritetet amerikane ndaj FETO-s dhe liderit të saj, Gülen, ndikon negativisht në marrëdhënien e besimit mes Turqisë dhe SHBA-ve”, theksohet në deklaratën e përbashkët të katër partive të cilët përfaqësohen në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, nga e cila u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e Gülenit nga Washingtoni disa herë.

Komento: