Deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, ku pritet të hidhet në votim në lexim të dytë projektbuxheti për vitin 2025.
Partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë projektligj, i cili në parim u votua më 11 nëntor.
Nga këto parti kanë kërkuar që ky projektligj të rikthehet në rishqyrtim, pasi sipas tyre është shqyrtuar në procedurë të përshpejtuar dhe ka shkelje kushtetuese.